Përbërja e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë (9) gjyqtarë, të cilët do të jenë juristë të shquar dhe personalitete me moralin më të lartë, jo me më pak se dhjetë (10) vjet përvojë profesionale përkatëse. Kualifikimet e tjera përkatëse rregullohen me ligj. Parimet e barazisë gjinore do të respektohen.

Gjyqtarët emërohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës, me propozimin e Kuvendit, për një mandat nëntëvjeçar, pa mundësi vazhdimi. Vendimi për të propozuar shtatë (7) nga gjyqtarët, varet nga miratimi i dy të tretave (2/3) të deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë. Vendimi për të propozuar dy (2) gjyqtarët e tjerë, merret me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë, por që mund të bëhet vetëm pas pëlqimit të shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet që janë rezervuar ose garantuar për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Mandati i Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përfundon me skadimin e kohës së rregullt për të cilën është zgjedhur. Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese i pushon mandati para skadimit të kohës së rregullt për të cilën është zgjedhur në rast të:

  • dorëheqjes;
  • vdekjes;
  • humbjes së përhershme të aftësisë së veprimit të konstatuar nga gjykata kompetente;
  • sëmundjes apo problemeve të tjera shëndetësore, të cilat e bëjnë të pamundur ushtrimin e funksionit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese;
  • shkarkimit sipas nenit 118 të Kushtetutës.

 

  • KI 31/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, CLM nr. 10/2016, të 24 gushtit 2016

    28.03.2017
  • KI 34/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit KGJK nr. 50/2017 të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të 6 marsit 2017

    28.03.2017
  • KI 50/16

    Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 276/2015, të 14 tetorit 2015

    20.03.2017
  • KI 73/15 dhe KI 85/15

    Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së dy aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, dhe atë: Aktgjykimit Rev. nr. 346/2014, të 24 marsit 2015, dhe Aktgjykimit Rev. nr. 349/2014, të 3 shkurtit 2015

    20.03.2017