Njoftim për medie

Njoftim për medie

14 korrik 2017

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka-Nimani, mori pjesë në Konferencën e 5-të të Forumit Botëror të Drejtësisë, i cili u mbajt në Hagë të Holandës, më 10-13 korrik 2017.

Krahas pjesëmarrjes në konferencën treditore me karakter ndërkombëtar, gjyqtarja Caka-Nimani, mori pjesë edhe në diskutimin e mbajtur në panel në temën “Kushtetutbërja në shoqëritë pas konflikteve”, që u moderua nga z. Tom Ginsburg, profesor i së drejtës ndërkombëtare dhe i shkencave politike në Universitetin e Çikagos, dhe njëherësh anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të SHBA-së.

Në diskutimin e zhvilluar përkitazi me konceptet dhe trendët aktual përkitazi me proceset e kushtetutbërjes në shoqëritë pas konflikteve, gjyqtarja Caka-Nimani, ndër të tjera, prezantoi para akademikëve të së drejtës kushtetuese përparësitë dhe dobësitë e procesit të ndërkombëtarizuar të kushtetutbërjes në Republikën e Kosovës.  

Forumi Botëror i Drejtësisë është një organizim ndërkombëtarë në lëmin e sundimit të ligjit, i cili mbledh rreth vetes liderë komunitetesh, ekspertë të së drejtës kushtetuese dhe të fushave të tjera anembanë globit, me qëllim për të ndarë përvojat, për të hulumtuar strategjitë dhe për të gjetur zgjidhjet më të mira për avancimin e paqes dhe të drejtësisë në botë.

  • KI 25/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-13-0127, të 1 tetorit 2015

    17.08.2017
  • KI 30/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 206/2016, të 13 tetorit 2016

    07.08.2017
  • KI 104/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, PML-KZZ. nr. 110/2016, të 16 majit 2016

    07.08.2017
  • KI 33/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, AC. nr. 4276/2014, të 9 qershorit 2015

    04.08.2017
Adresa

Rruga: "Perandori Justinian", nr. 44.
10000, Prishtine

TEL:

+381 (0)38 60 61 62

Mob:

+377(0) 45 200 595
+377(0) 45 200 576

Fax:

+381(0)38 60 61 70

e-mail: [email protected]