Njoftim për medie

Njoftim për medie

09 nëntor 2016

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, priti në takim shefin e ri të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë, z. Jan Braathu, të mërkurën, më 9 nëntor 2016.

Pasi e falënderoi z. Braathu për angazhimin e mëhershëm dhe për mbështetjen që i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese në cilësinë e ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë, kryetarja Rama-Hajrizi i uroi suksese të mëtejshme në detyrën e tij të re.

Në vazhdim të bisedës, ajo shprehu vlerësimin e saj për rolin e rëndësishëm që ka Misioni i OSBE-së në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, me ç’rast shfaqi bindjen se marrëdhëniet në mes të dy institucioneve do të vazhdojnë të intensifikohen edhe më tej nëpërmjet projekteve të përbashkëta, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut.

Të dy bashkëbiseduesit në vijim diskutuan çështje të përgjithshme përkitazi me avancimin e gjyqësisë kushtetuese, fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe konsolidimin e kornizës ligjore në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Shefi i ri i OSBE-së, z. Braathu, konfirmoi gatishmërinë e institucionit që udhëheq tani për mbështetjen dhe thellimin e bashkëpunimit me Gjykatën Kushtetuese në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

  • KI 07/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 228/2016, të 20 tetorit 2016 dhe Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, PAKR nr. 231/2015, të 6 gushtit 2015

    15.06.2017
  • KI 127/15

    Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurave në zhvillim në gjykatat e rregullta të Republikës së Kosovës, përkitazi me lëndën C. nr. 850/07 (P. nr. 850/07)

    15.06.2017
  • KI 31/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, CLM nr. 10/2016, të 24 gushtit 2016

    14.06.2017
  • KI 141/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, KA. nr. 339/2016, të 15 prillit 2016, dhe Njoftimit të Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës, KMLK. nr. 7/16, të 29 korrikut 2016

    14.06.2017