Njoftim për medie

Njoftim për medie

02 nëntor 2016

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Projektin për reformë ligjore të Agjencisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ), organizuan punëtorinë në temën: “Mediet dhe institucionet: Transparenca kundrejt konfidencialitetit”, e cila u mbajt në hotelin “Emerald” në Prishtinë, më 31 tetor dhe 1 nëntor 2016.

Qëllimi i punëtorisë, në të cilën pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues dhe udhëheqës të zyrave për komunikim dhe informim të institucioneve vendore, ishte diskutimi i sfidave me të cilat Gjykata Kushtetuese, si dhe institucionet e tjera shtetërore, përballen në punën e tyre të përditshme në raport me mediat.

Ndër të tjera, në punëtori u trajtua çështja e formave më praktike të komunikimit me mediat, hartimi dhe zhvillimi i objektivave strategjikë të komunikimit, përzgjedhja e metodave më efektive të komunikimit, si dhe kufiri ndërmjet transparencës dhe konfidencialitetit të punës së institucioneve në raport me mediat.    

Moderator i punëtorisë ishte dr. Bernd Odörfer, gjyqtar dhe zëdhënës i Gjykatës së Lartë Rajonale të Shtutgartit, i cili më herët ishte i angazhuar edhe në cilësinë e zëdhënësit të Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë.

  • KI 11/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-12-0050-A0001, të 6 tetorit 2016

    13.10.2017
  • KI 29/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 343/2016, të 16 janarit 2017

    13.10.2017
  • KI 44/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Bordit të Pavarur për Rishqyrtime A. nr. 503/2006 ATK, të 17 shtatorit 2013

    13.10.2017
  • KI 70/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 185/2015, të 28 dhjetorit 2015

    13.10.2017
Adresa

Rruga: "Perandori Justinian", nr. 44.
10000, Prishtine

TEL:

+381 (0)38 60 61 62

Mob:

+377(0) 45 200 595
+377(0) 45 200 576

Fax:

+381(0)38 60 61 70

e-mail: [email protected]