Njoftim për medie

Njoftim për medie

30 shtator 2016

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, priti në takim njohës shefen e re të Misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), znj. Alexandra Papadopoulou, të enjten, më 29 shtator 2016.

Pasi i uroi suksese në detyrën e re, kryetarja Rama-Hajrizi, fillimisht e njoftoi znj. Papadopoulou me përbërjen e Gjykatës, me punën e deritanishme, si dhe me përpjekjet e vazhdueshme që po bëhen për ngritjen e kapaciteteve profesionale të Gjykatës Kushtetuese, duke falënderuar me këtë rast edhe donatorët ndërkombëtarë për përkrahjen e ofruar.

Në vijim të bisedës, kryetarja Rama-Hajrizi, e vlerësoi si shumë të rëndësishëm rolin dhe kontributin e deritashëm të Misionit të EULEX-it në sundimin e të drejtës dhe në luftimin e krimit të organizuar në Kosovë.

Të dyja palët vunë theksin në domosdoshmërinë e ruajtjes së pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe të atij prokurorial në vend, në funksion të progresit të mëtejshëm në forcimin e ligjshmërisë.

Znj. Papadopoulou shprehu gatishmërinë e Misionit që ajo përfaqëson për mbështetjen e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe për fuqizimin e saj.

  • KI 05/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 11 të Ligjit nr. 05/L-068 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-237

    15.12.2017
  • KI 14/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, PN. nr. 298/2016, të 25 majit 2016

    15.12.2017
  • KI 43/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Administratës Tatimore të Kosovës, nr. 269/2015, të 30 korrikut 2015

    15.12.2017
  • KI 48/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimeve të paspecifikuara të autoriteteve publike

    15.12.2017
Adresa

Rruga: "Perandori Justinian", nr. 44.
10000, Prishtine

TEL:

+381 (0)38 60 61 62

Mob:

+377(0) 45 200 595
+377(0) 45 200 576

Fax:

+381(0)38 60 61 70

e-mail: [email protected]